Kuvendi njofton edhe zyrtarisht, seanca e 30-të me radhë të mërkurën

Sot për të 29-n herë me radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Partitë opozitare dhe këtë herë kanë kundërshtuar votimin e fshehtë.
Derisa asnjëra nga partitë nuk lëviz nga qëndrimet e tyre, në Kuvendin e Kosovës dhe 4 muaj pas zgjedhjeve, vazhdon të përseritet situata e njëjtë.
E para pak minutave Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht që seanca e radhës, e 30-a me radhë mbahet të mërkurën në orën 11:00./Indeksonline/