Një qytetar nga Hani i Elezit e gjen një portofol me para, e dorëzon në polici

Të dielën më 08 qershor, rreth orës 19:15, qytetari M. TH, 51 vjeç, nga fshati Paldenicë dorëzoi në stacionin policor në Han të Elezit një portofol që e kishte gjetur në këtë qytet.
Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ndodheshin 615.12 euro, një zinxhir dore dhe dokumente personale.
Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i L.L. Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe paratë iu kthyen me procesverbal.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin M. TH, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin e policisë. /Indeksonline/