Ndalohet në veri i dyshuari për falsifikim dokumentesh, kishte urdhërarrest aktiv

Njësia policore ka ndaluar një mashkull kosovar, i cili kishte një urdhërarrest për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Gjatë kontrollit, i dyshuari është prezantuar me identitet të falsifikuar, ndërsa janë gjetur gjithashtu një letërnjoftim dhe një patentë shoferi të falsifikuara.
Prokurori ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti për “Falsifikim dokumentesh”, ndërkohë që hetimet për “Vjedhje identiteti dhe kredencialeve” vazhdojnë.
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit në veri të Mitrovicës, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
”Ndalohet i dyshuari për falsifikim të dokumenteve
Gjatë ndalimit në një kontrollë rutinore, nga njësia policore është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte një urdhërarrest aktiv për veprën penale falsifikim i dokumenteve.
I dyshuari para policisë ishte prezantuar me një identitet tjetër, si dhe si rezultat i vigjilencës së zyrtarëve policor është kuptuar se letërnjoftimi me të cilin është prezantuar i dyshuari dyshohet si I falsifikuar. Gjatë kontrollit, zyrtarët policor po ashtu kanë gjetur edhe një patentë shofer të falsifikuar.
Lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori I cili ka udhezuar qe ndaj të dyshuarit te inicohet rast për vepren penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 i KRPK-së. Policia e Kosoves intensivisht eshte duke vazhduar hetimet per grumbullimin e provave rreth dyshimeve edhe per kryerjen e vepres penale “Vjedhje identiteti dhe kredencialeve” nga neni 277H i ligjit 08/L-188. Lidhur me rastin nga i dyshuari janë konfiskuar dokumentet që dyshohet se janë të falsifikuara dhe pas intervistimit nga hetuesit e NJRHKEK – Mitrovicë Veri me aktvendim të prokurorit kompetent i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”.