75 Mall Live Search
18:09 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / Gj. Sh

Komuna e Prishtinës njofton se janë marr masa ndaj punëtorit, që ushtroi dhunë ndaj qenit në Strehimoren e Kryeqytetit

Një incident i dhunshëm ndaj një qeni, i filmuar në ambientet e jashtme të Strehimores së Kryeqytetit dhe i shpërndarë në rrjete sociale, ka shkaktuar reagime të shumta nga publiku.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar Komuna e Prishtinës, ku kanë thënë se personi që ka ushtruar dhunë nuk është punonjës i Strehimores, por një punëtor i kompanisë të sigurimit të objektit.

I cili pas publikimit të videos është larguar nga puna.

”Duke e konsideruar të papranueshëm dhe të dënueshëm çdo akt dhune ndaj kafshëve, ju informojmë se ndaj punonjësit në fjalë janë marrë masa të menjëhershme disiplinore, konkretisht: largimi i tij përfundimtar nga detyra, nga ana e kompanisë së sigurimit.

Drejtoria për shërbime publike dhe të gjithë partnerët e saj angazhohen maksimalisht në respektimin e standardeve për mirëqenien e kafshëve dhe dënojnë çdo sjellje që cenon dinjitetin dhe trajtimin e tyre të drejtë.” thuhet në reagim.

Postimi i plotë: