75 Mall Live Search
18:28 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / Gj. Sh

Zgjaten hetimet për Ilir Metën, edhe tre muaj shtesë për SPAK-un

Prokuroria e Posaçme në Shqipëri ka zgjatur edhe me tre muaj hetimet ndaj ish-presidentit shqiptar, Ilir Meta.

Prokurorët e posaçëm edhe pse e kanë marrë zyrtarisht të pandehur Metën për veprat penale të korrupsionit, pastrimit te parave dhe fshhejes së pasurisë do të vijojnë hetimet deri në majin tetor, kur bëhet një vit nga arrestimi i tij.

Të njëjtat vepra penale iu komunikuan edhe ish-bashkëshortes së Metës, deputetes Monika Kryemadhi.

Çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi u divorcuan ne muajin prill me kërkesë të ish-presidentit, sipas të cilit martesa kishte humbur funkisonin e saj. /abcnews.al