75 Mall Live Search
22:26 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / Burim

A mund t’i vendosë Trump trupat e Gardës Kombëtare diku tjetër?

Në qytete të tjera anembanë SHBA-së me popullsi të madhe emigrantësh, njerëzit po pyesin veten nëse presidenti do të dërgojë trupa në rrugët e tyre.

Në Çikago pati një protestë të vogël në qendër të qytetit këtë mëngjes. Të tjera janë planifikuar sonte dhe më vonë këtë javë.

Dinamika ka pothuajse të njëjtat elementë si në Los Anxhelos. Çikago është gjithashtu një “qytet strehë”, që do të thotë se policia është e kufizuar në sa i përket bashkëpunimit të saj me agjentët federalë të imigracionit.

Kryetari i bashkisë së Çikagos dhe guvernatori i shtetit të Illinois janë të dy demokratë anti-Trump. Dhe aktivistët pro-imigrantë thonë se policia e Çikagos po i anashkalon rregullat. Ata gjithashtu thonë se ICE po i fton emigrantët në takimet e regjistrimit, vetëm për t’i arrestuar ata, dhe po shënjestrojnë vendet e punës në lagjet kryesisht hispanike. Tensionet janë të larta.

Departamenti i Policisë së Çikagos mohon se po bashkëpunon me ICE – dhe autoritetet federale thonë se po e zbatojnë ligjin.

Midis protestuesve në qendër të qytetit këtë mëngjes ishte edhe kongresmeni amerikan Jesus “Chuy” Garcia, një udhëheqës i shquar hispanik vendas, i cili i quajti bastisjet e ICE-së “mizori me qëllim”. Ai i tha gjithashtu një agjencie lokale lajmesh se banorët e Çikagos duhet të jenë të kujdesshëm ndaj “agjitatorëve të jashtëm”.

Ekziston shqetësim në Çikago dhe gjetkë se Trump mund të dërgojë trupa të Gardës Kombëtare nëse, ashtu si në Los Angeles, protestat intensifikohen dhe bëhen të dhunshme.