Sulmoi policët, i dyshuari dërgohet në Repartin e Psikiatrisë

Zyrtarët policorë janë sulmuar gjatë kohës, që po e arrestonin një të dyshuar në Prishtinë.
Të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në QKUK në Repartin e Psikiatrisë.
“Raportohet se gjatë arrestimit të të dyshuarit mashkull kosovar ai kishte sulmuar edhe zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në QKUK në Repartin e Psikiatrisë me urdhër të prokurorit”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/