75 Mall Live Search
09:21 / E Martë, 10 Qershor 2025 / mp

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24-orëve në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24-orëve në Kosovë.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 09.06.2025-16:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovare janë përleshur në mes vete. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

  • Klinë 09.06.2025-10:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit e ka ofenduar dhe kanosur viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Pejë 09.06.2025-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

  • Vushtrri 09.06.2025-03:46. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ai në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Skenderaj 05.06.2025-18:00. Më 09.06.2025 është raportuar se ka dhunë psikike dhe fizike nga e dyshuara femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.