Zyrtare: Juventusi konfirmon trajnerin për edicionin e ardhshëm

Juventusi konfirmon trajnerin e saj për edicionin e ardhshëm.
“Zonja e Vjetër”, ka vendosur t’i besojë kroatit Igor Tudor pozitën e trajnerit edhe për sezonin e ri 2025-26.

Kroati kishte ardhur fillimisht si trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Thiago Mottas si dhe arriti ta kualifikonte Juventusin në Ligën e Kampionëve.
Juventusi po ashtu do të marrë pjesë edhe në Botërorin e Klubeve, ku do të nis rrugëtimin ndaj skuadrës së Al-Ain, më 19 qershor./IndeksOnline/