Beyonce bën gjestin që askush s’e priste, ua dhuron biletat fansave për bamirësi

Pasi dështoi të shiste të gjitha biletat për gjashtë koncertet e saj në Londër, si pjesë e turneut të saj “Cowboy Carter”, Beyonce ka vendosur t’i dhurojë vendet bosh për bamirësi.
Ka vende bosh në tribunat e stadiumit “Tottenham Hotspur” në veri të Londrës, transmeton Indeksonline.
“The Sun” raporton se Beyoncé po i shpërndan biletat për ata për të cilët një koncert do të ishte e papërballueshme, për familjet me të ardhura më të ulëta, përmes organizatave bamirëse lokale.
Diva e muzikës do të performojë në Londër gjashtë herë në qershor: 5, 7, 10, 12, 14 dhe 16 qershor./Indeksonline/