A u martuan fshehurazi Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Në një zarf, çiftit i ishte adresuar një ftesë si “Taylor dhe Travis Kelce”.
Mungesa e mbiemrit të muzikantes i ka bërë fansat të spekulojnë për një martesë, transmeton Indeksonline.

Dasma e kolegut të Travis Kelce në NFL, Cole Kmet, u mbajtë gjatë fundjavës.
Organizatori i eventit ndau ftesat në mediat sociale, duke shkaktuar thashetheme rreth statusit të marrëdhënies së lojtarit të Kansas City dhe Taylor Swift.
Ndjekësve nuk u ka shpëtuar fakti që ata ishin të listuar me të njëjtin mbiemër.
“A është kjo rastësi apo janë vërtet të martuar”, pyet një përdorues në X. Të tjerë shprehin gëzimin dhe urimet e tyre për martesën e mundshme./Indeksonline/