Prokuroria Speciale mirëpret aktgjykimin për krime lufte në Vushtrri, paralajmëron ankesa për rastet tjera

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin dënues të shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj Z.V., i akuzuar për krime lufte në komunën e Vushtrrisë, përfshirë vrasjen e një 13-vjeçari, B.M.
Sipas Prokurorisë, ky vendim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe ofrimit të drejtësisë për viktimat e luftës në Kosovë.
Z.V. është dënuar me 13 vjet burgim nga Gjykata Supreme për një rast dhune seksuale gjatë luftës, por sot është liruar për një rast tjetër të ngjashëm. Prokuroria Speciale ka paralajmëruar se do të shfrytëzojë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.
Po ashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se do të apelojë edhe ndaj lirimit për akuzat që lidhen me vrasjen e civilëve në fshatin Studime të Vushtrrisë, më 2 dhe 3 maj të vitit 1999.
Prokuroria Speciale rithekson përkushtimin e saj për të hetuar dhe ndjekur penalisht të gjithë autorët e krimeve të luftës dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut.