Diçka e re po vjen nga Era! Kësaj radhe me PM-in dhe Dagz-in

Era Istrefi ka paralajmëruar këngën e re.
Bashkëpunimi i radhës pritet të jetë elektrizues, pikërisht për shkak të bashkautorëve.
Era ka bashkuar forcat me dy dj-të e njohur kosovarë, PM dhe Dagz, shkruan IndeksOnline.
Kënga quhet “Peruana” dhe është e realizuar me videoklip.
Artistët kanë publikuar një “teaser” me mbishkrimin “së shpejti”, pa bërë të ditur datën e publikimit./IndeksOnline/