75 Mall Live Search
17:53 / E Martë, 10 Qershor 2025 / k.v

Dokufesti, krenaria e Prizrenit – Mbeshtetja e Komunës gjatë katër viteve rreth gjysmë milioni euro

DOKUFEST-i është krenaria e Kosovës, jo vetëm e Prizrenit. Një festival që i ka sjellë dhe vazhdon ti jap shumë qytetit tonë të kulturës, artit, trashëgimisë, historisë dhe jo vetëm.

Komuna e Prizrenit është krenare për mbështetjen e vazhdueshme ndaj festivalit gjatë katër viteve të këtij mandati duke e mbështetur jo vetëm financiarisht, por edhe në të gjitha kapacitetet e tij.

Rreth 500 mijë euro është vlera e mbështetjes për DOKUFEST-in gjatë katër viteve (2022-2025), dhe mbështetje e pakursyer logjistike, organizative dhe hapësira në shfrytëzim.

Komuna e sheh Dokufestin si pjesë të pandashme të identitetit të qytetit të bukur të Prizrenit dhe mbështetja do të vazhdojë edhe më tej pa kurrfarë dyshimi.

Si vazhdimësi e këtij partneriteti afatgjatë, në edicionin e kaluar, Kryetari Shaqir Totaj organizoi një pritje për të gjithë artistët dhe mysafirët e festivalit duke përcjellë mesazhin që i kishte munguar qytetit. E njëjta praktikë do të vazhdojë edhe këtë edicion.

Në Prizren, po ashtu zhvillohen edhe shumë festivale tjera të njohura dhe aktivitete që e gjallërojnë qytetin gjatë 12 muajve. Komuna i mbështetë të gjitha dhe ka qenë e hapur, bashkëpunuese dhe shumë dashamirëse me Dokufestin, për çka e pret të njëjtën edhe nga drejtuesit e Festivalit.