Haradinaj reagon pas sulmit tragjik në Austri: Qëndrojmë pranë familjeve të viktimave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz të Austrisë, ku humbën jetën dhjetë persona, përfshirë një 15-vjeçare nga Kosova.
Haradinaj përmes një postimi në facebook është shprehur se qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe lutemi për ta në këtë ditë të vështirë.
“Bashkëndjej me qytetarët austriakë për sulmin tragjik që ndodhi në shkollë në Graz të Austrisë, ku humbën jetën dhjetë persona, në mesin tyre edhe një e mitur nga Kosova.
Qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe lutemi për ta në këtë ditë të vështirë”, ka shkruar Haradinaj./IndeksOnline/