75 Mall Live Search
21:12 / E Martë, 10 Qershor 2025 / Burim

Hamza flet me në fund, tregon çka u bisedua në takim me Kurtin

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka mohuar kategorikisht se gjatë takimit të djeshëm me kryeministrin në detyrë, Abin Kurti, është diskutuar për ndonjë koalicion.

Hamza tha se biseda me Kurtin është përqendruar ekskluzivisht në projektet që kanë rëndësi për qytetin e Mitrovicës, si për pjesën jugore ashtu edhe për atë veriore.

“Kemi biseduar për projektet që janë në interes të qytetit të Mitrovicës. Edhe të Mitrovicës së Jugut edhe asaj të Veriut. Janë disa obligime ligjore, një prej tyre edhe krijimi i Bordit të përbashkët që i ka 11 anëtarë, 5 duhet të jenë prej Mitrovicës së Jugut, 5 prej Mitrovicës së Veriut dhe 1 anëtar e cakton Qeveria. Projekte të tjera të përbashkëta që i ndikojnë dy anët e qytetit dhe une si qytetar i Mitrovicës jam i lumtur që pa ndonjë pompozitet të madh por me rëndësi të madhe, kam kriju projekte në dy anët e qytetit – një prej tyre është shëtitorja rreth lumit Ibër. Edhe në pjesën veriore edhe në pjesën jugore. Këto kanë qenë temat për të cilat kemi bisedu. Nuk e kemi bisedu fare temën e koalicioneve.” – tha Hamza në TV Dukagjini.