Dëshpërim total, Kombëtarja e Kilit dështon sërish të kualifikohet në Kupën e Botës

Kombëtarja e Kilit ka pësuar humbje 2:0 ndaj Bolivisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Me këtë humbje, Kili i Alexis Sanchezit edhe zyrtarisht nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm, shkruan Indeksonline
Kjo është hera e tretë me radhë që Kili nuk do të marrë pjesë në kompeticionin më të madh të futbollit në botë.
Ata munguan edhe në dy të fundit, të vitit 2018 dhe 2022.
Kujtojmë se Kili sezonin më të mirë në Kupën e Botës e pati në vitin 2014./Indeksonline/