Zyrtare: Reijnders transferohet te Manchester City

Manchester City ka arritur transferimin e Tijjani Reijnders nga Milani.
Reijnders shihet si zëvëndësuesi direkt i Kevin De Bruynes, i cili pritet të shkojë te Napoli.
City ka paguar rreth 75 milionë euro për shërbimet e holandezit dhe do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.
Reijnders, kishte qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit, i cili bëri 108 paraqitje dhe shënoi 19 gola dhe 9 asistime./IndeksOnline/