Koci nga Beogradi ka dy lutje, një për mediat, një për deputetët

Arianit Koci ndodhet në Beograd në mbrojtje të klientit të tij, Arbnor Spaihu dhe për pasojë nuk mund të zhvillojë protestën simbolike para Kuvendit të Kosovës.
Avokati i njohur ka dy kërkesa, një për mediat dhe një për deputetët.
“Lutje mediave për protestën e sotme
Kërkoj falje, por sot po më duhet me e vazhdu protestën prej Beogradit.
Jo rastësisht.
Po e vazhdoj sepse deputetët, edhe pas 30 tentativave, nuk kanë arritur me gjet zgjidhje.
Edhe sot – e dimë paraprakisht që s’merren vesh.
E megjithatë, dalin në media si me qenë gjithçka në rregull.
Mashtrim.
Deputetët po i përdorin mediat për me i realizu interesat e veta.
Jo për me shërby qytetarët, por për me i ruajt pozitat e veta.
Prandaj, protesta ime sot është një lutje për mediat:
Mos i intervistoni deputetët. Vetëm sot.
Vetëm një ditë pa ta.
Mos ua ofroni mikrofonin.
Kanë pasur mbi 30 herë me folë – dhe çdo herë kanë mashtruar.
A nuk po e shihni që rrejnë pa pikë turpi?
A nuk po e shihni që po e marrin rrogën me muaj – e nuk po punojnë!
E për vetë deputetët – kam një kërkesë të thjeshtë:
Kthejini rrogat.
Së paku. Nuk i keni meritu.
Jepini për ndonjë vendstrehim, ndonjë rast humanitar.
Në anën tjetër, prej tash, as presidentja nuk mund të amnistohet më.
Nëse nuk është proaktive në këtë krizë, është bashkëfajtore.
P.S.
Të gjithë ju që pajtoheni me këtë protestë, ju lus:
Bejani tag secilit deputet këtu në komente.
Kërkojuni publikisht që t’i kthejnë rrogat”, shkruan Koci në Facebook.