75 Mall Live Search
10:52 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / k.v

Arben Gashi: Ka kaluar çdo kufi i arsyeshëm, është koha për zgjidhje

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se nuk pret ndonjë ndryshim në seancën e sotme konstituive, e cila është e 30-a me radhë.

“Nuk ka sinjale për ndonjë ndryshim, por është e qartë se ka kaluar çdo kufi i arsyeshëm. Ka ardhur koha për një zgjidhje”, tha Gashi para hyrjes në kuvend.

Ai rikujtoi se LDK-ja ka ofruar një zgjidhje, por nëse ajo nuk pranohet nga LVV-ja, atëherë kjo e fundit duhet të marrë përgjegjësinë që i takon si fituese e zgjedhjeve.

“LVV-ja ka obligim të veprojë me përgjegjësi, në përputhje me të drejtën që e ka fituar në zgjedhje”, përfundoi Gashi.