“Asnjë mbledhje komemorative institucionale”, Lushaku e LDK-së kritikon tej mase Kurtin

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku e ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin për mosnderim shtetëror të figurës së Bujar Bukoshit.
“Ka kaluar një ditë nga ndarja nga jeta e Dr. Bujar Bukoshit – ish-Kryeministër i Qeverisë në ekzil, një prej figurave qendrore të rezistencës institucionale të Kosovës në vitet më të vështira të pushtimit. Dhe ende asnjë fjalë nga Kryeministri aktual. Asnjë mbledhje komemorative institucionale. Asnjë nderim shtetëror për një njeri që udhëhoqi me përgjegjësi Qeverinë e Republikës në një kohë kur shteti jetonte vetëm si ideal dhe përpjekje.
Kjo heshtje nuk është thjesht harresë – është përpjekje për fshirje të kujtesës institucionale. Dhe kjo është e pafalshme.
Kosova nuk e ka luksin të mohojë ata që sakrifikuan për të. Nuk mund të ndërtojmë të ardhmen duke përçmuar të kaluarën.
Dr. Bujar Bukoshi meriton nderimin e shtetit që ai e përfaqësoi para se të ekzistonte në realitet. Nëse kjo Qeveri nuk ka vullnet për ta bërë, historia do ta bëjë pa ta – por me turpin e tyre të shënua” shkruan Lushaku në reagim./Indeksonline/