75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / AR

Shuhet aktori i filmit “Scarface”

Harris Yulin, aktori i njohur amerikan, i cili njihet për rolet e tij të në më shumë se njëqind filma, seriale televizive dhe shfaqje teatrale, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Sipas informacionit të publikuar nga Deadline, lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja dhe menaxheri i tij, transmeton Indeksonline.

Yulin vdiq, më 10 qershor nga një atak kardiak në New York.

I lindur në Los Angeles, Yulin ka lënë gjurmën e tij gjatë dekadave në filma ikonikë si Scarface, Ghostbusters II, Training Day, Rush Hour 2, The Hurricane, Bean, Multiplicity, Final Analysis, Night Moves dhe Clear and Present Danger./Indeksonline/