Gjakovë: Një qytetar gjen mjete të pashpërthyera derisa ishte, duke hequr mbeturinat

Një ngjarje e pazakontë është raportuar të mërkurën rreth orës 12:00 në qytetin e Gjakovës, ku janë gjetur mjete të dyshuara të pashpërthyera në një depo të një lokali.
Sipas njoftimit të policisë, një qytetar ka njoftuar se gjatë pastrimit të mbeturinave kishte hasur në disa objekte të dyshimta që ngjanin me mjete shpërthyese.
Njësiti i specializuar për deminim i Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë masat e nevojshme për tërheqjen dhe sigurimin e mjeteve të dyshuara.
“Gjakovë / 11.06.2025 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa kishte qenë, duke pastruar disa mbeturina nga depoja e një lokali kishte hasur në disa mjete të dyshuara të pa shpërthyera. Njësiti për deminim i PK-së ka tërhequr mjetet e dyshuara nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/