Nervozohet Ben Affleck, shfaqet i tensionuar pas vendimit për të ndërprerë lidhjet me JLo-n

Ben Affleck dukej i stresuar kur u pa duke pirë duhan teksa ngiste makinën nëpër Los Angeles të mërkurën.
Fituesi 52-vjeçar i çmimit “Oscar” e linte dritaren hapur, ndërsa po shkonte në shtëpi, transmeton Indeksonline.
Pavarësisht temperaturave të ngrohta, Beni ishte veshur me një këmishë të bardhë pa kravatë, një xhaketë të errët dhe një pallto të trashë ngjyrë bezhë.

DailyMail.com publikoi një reportazh ekskluziv në të cilin ylli i “Accountant”-it ishte i gatshëm të shkonte vetëm për të ndërprerë lidhjen e fundit me ish-gruan e tij, Jennifer Lopez.
Pavarësisht divorcit, ish-bashkëshortët janë ende të lidhur nëpërmjet pronësisë së megarezidencës në Beverly Hills që e blenë në maj të 2023-s për një shumë marramendëse prej 60.8 milionë dollarësh në para të gatshme./Indeksonline/
