75 Mall Live Search
09:32 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / FR

Rohde: Qëllimi i KFOR-it u përmbush, forcat e Millosheviqit ikën dhe vendi shpalli pavarësinë

26 vjet më parë, nisi misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, me akronimin KFOR.

Për këtë qëllim, vendi shpalli datën 12 qershor si Ditë të Paqes, që përket me Ditën e Çlirimit.

Me këtë rast, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, shkroi në profilin e tij në “BlueSky”, duke cituar ish-sekretarin e Mbrojtjes britanike/sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Lordin Robertson, i cili pati thënë: “Qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO-ja të hynte dhe refugjatët të ktheheshin”.

“Misioni u përmbush. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe është një histori suksesi. Gjermania është dhe mbetet ndër partnerët më të ngushtë të Kosovës”, tha Rohde.

Today, 26 years ago, NATO’s KFOR mission started. To quote former 🇬🇧 Def. Sec./NATO-GS Lord Robertson: „The aim was Milosevic‘ forces out, NATO in and refugees back.“ Mission was accomplished. 🇽🇰 declared independence in 2008 and is a success story. 🇩🇪 is and remains among 🇽🇰 closest partners. 🇩🇪🤝🇽🇰

[image or embed]

— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) June 12, 2025 at 8:48 AM