Kevin De Bruyne arrin në Itali për t’u prezantuar te Napoli

Mesfushori i Kombëtares së Belgjikës, Kevin De Bruyne, ka mbërritur në Itali për ta kompletuar transferimin në Napoli.
Kevin u largua nga Manchester City dhe tani te skuadra italiane do të firmos si “lojtar i lirë”, shkruan Indeksonline
Belgu tashmë ka mbërritur në Itali dhe pritet që sot të firmos kontratën me kampionin e Series A për sezonin 2024/25.
De Bruyne do të jetë bashkëlojtar i kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani./Indeksonline/
🚨 Kevin De Bruyne has landed in Italy to complete his move to Napoli! ✈️
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) June 12, 2025
🗞️ @DiMarzio pic.twitter.com/m3sDvk7wM9