Rrokulliset një veturë në Suharekë [Foto]
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Suharekë.
Sipas fotografive që një lexues i ka dërguar në redaksinë e “Indeksonline” shihet se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.
Nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar, mirëpo njëra veturë është rrokullisur dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Njësiti i Policisë rrugore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer provat e hetimit të këtij rasti.
Më poshtë shikoni pamjet:
/Indeksonline/