Do shkoj te Salzburgu në prova, ky është talenti kosovar që ëndrron fanellën e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës tashmë është bërë zgjedhja e parë e talentëve që po rriten dhe luajnë jashtë vendit.
Rinor Deliu është futbollisti i ri, që luan në Austri te skuadra e SG Team Tennengau, shkruan Indeksonline
13-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon me grupmosha të reja.
Ai ka shënuar 21 gola, duke treguar formë të jashtëzakonshme, saqë ka ra në sytë e skuadrës së madhe në Austri, RB Salzburg.
Salzburg që njihet për akademinë më të suksesshme në Austri, ka ftuar lojtarin kosovar të bëjë prova gjatë këtyre ditëve dhe me shumë mundësi, Deliu nga sezoni i ardhshëm mund të vishet me fanellën e klubit të famshëm.
Rinor Deliu, preferon fanellën e Kombëtares së Kosovës edhe pse ka lindur dhe rritur në Austri. Ai shpreson që të ftohet nga grupmoshat e reja dhe të japë më të mirën për fanellën “dardane”./Indeksonline/
