75 Mall Live Search
11:31 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / AR

Ish-konkurrentja e “She’s On Top” shpërthen ndaj Xhenetës: Je fals

Në spektaklin e njohur “She’s On Top” janë realizuar eliminimet e para, dhe vajzat janë rikthyer në “She’s On Top Club” për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe për të diskutuar arsyet që çuan deri në largim.

Në një moment, njëra nga vajzat e eliminuara pati një përplasje të fortë me opinionisten e këtij programi, Xheneta Fetahun.

Ajo i tha Xhenetës se nëse do të ishte pjesë e këtij emisioni, do të ishte vajza më fals, duke e irrituar ish-banoren e “Big Brother VIP Kosova 3”.

“Nëse do të ishe pjesë e She’s On Top do të thoja që je fals”, tha ish-konkurrentja.

Xheneta Fetahu, me një përgjigje të shpejtë, i kthye: “Paske problem me sy atëherë, me sy sheh kush është fals”.

“Në rregull, unë këtë mendim kam”, ia ktheu ajo, duke vazhduar më pas të flasë me Xhenetën, që e sfidoi: “Unë të uroj suksese te shtëpia dhe të më shohësh më shumë”.