Aeroplani me mbi 200 pasagjerë në bord rrëzohet pranë aeroportit (Pamje)

Një aeroplan me 242 pasagjerë në bord raportohet se është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë. Sipas mediave të huaja aeroplani u rrëzua ndërsa po ngrihej.
Raportohet se disa pasagjerë u panë duke u transportuar me barela dhe duke u marrë me autoambulanca. Sipas policisë, aeroplani u rrëzua në një “zonë civile” jashtë një aeroporti. Ndërkohë “Air India” deklaroi se një fluturim nga Ahmedabadi për në Londër Gatwick u “përfshi në një incident sot”.
#BREAKING
— Nabila Jamal (@nabilajamal_) June 12, 2025
Air India Plane crashes in Ahemdabad
Plane has crashed in Gujarat’s Meghani Nagar. The site where the plane crashed is believed to be a residential area. All roads to the area have been closed. Likely to be a passenger plane
Details awaited pic.twitter.com/2Jqr257aLL
“Në këtë moment, po përcaktojmë detajet dhe do të ndajmë përditësime të mëtejshme sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.
Sipas faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve Flightradar, sinjali i fundit i aeroplanit u mor vetëm disa sekonda pas ngritjes. Sinjali nga avioni i “Air India” humbi në orën 10:08 të mëngjesit sipas kohës lokale, më pak se një minutë pas ngritjes.
WATCH: Air India plane carrying 242 people crashes in Ahmedabad while taking off for flight to London pic.twitter.com/KyLVZaV6i7
— BNO News (@BNONews) June 12, 2025