75 Mall Live Search
12:46 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / S Z

Memli Krasniqi bën homazhe para arkivolit të Bujar Bukoshit: Kontributi i tij do të mbetet pjesë e kujtesës sonë historike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i shoqëruar nga deputetë dhe zyrtarë të lartë të partisë, ka bërë sot homazhe pranë arkivolit të ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, dr. Bujar Bukoshi, në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast, Krasniqi ka ngushëlluar familjarët e dr. Bukoshit dhe ka nënshkruar librin e zisë, duke vlerësuar lart kontributin e tij në periudha kyçe të historisë së Kosovës.

“Dr. Bujar Bukoshi ka qenë një figurë e rëndësishme dhe një kontribuues i madh për shtetin e Kosovës – si kryeministër në ekzil gjatë viteve të ’90-të, por edhe si njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë më 17 shkurt 2008. Kontributi i tij do të mbetet përgjithmonë pjesë e kujtesës institucionale dhe të historisë së shtetformimit të vendit tonë”, ka deklaruar Kryetari i PDK-së.

Dr. Bujar Bukoshi ndërroi jetë këtë javë, duke lënë pas një trashëgimi të thellë në historinë e re të Kosovës.