Ylli i ‘Eurovision’ kërkon falje për postimet raciste
Pasi u kritikua ashpër në rrjetet sociale për ripostimet, muzikanti austriako-hungarez Abor ka folur në Instagram.
“Nga perspektiva ime aktuale, nuk do ta thoja ose shkruaja kurrë më diçka të tillë”, shkroi ai, transmeton Indeksonline.

Muzikanti austriako-hungarez Abor, i cili përfaqësoi Gjermaninë në Festivalin e Këngës në Eurovision të këtij viti, shprehu keqardhjen e tij në Instagram.
26-vjeçari, pjesë e dyshes së Eurovisionit Abor & Tynna , është akuzuar për racizëm dhe homofobi nga fansa të shumtë në mediat sociale ditët e fundit.
Abor pranoi se ripostimet në fjalë ishin me të vërtetë të tijat. Megjithatë, ai mohoi të ishte i lidhur me përmbajtje përçmuese. Në kërkimfaljen e tij të publikuar tani në Instagram, 26-vjeçari pranon se “kishte turp” se llogaria nuk ishte e tija./Indeksonline/
