75 Mall Live Search
14:56 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / MSH

Policia ndalon kosovarin që po kontrabandonte birra nga Serbia

Sot rreth orës 11:20, gjatë një pike vëzhgimi të terrenit në zonën kufitare mbi fshatin Korminjan i Epërm të Ranillugut, është identifikuar një automjet i dyshimtë, tip xhip “Shiroka” me targa serbe, duke hyrë ilegalisht përmes rrugëve malore nga territori i Serbisë.

May be an image of speaker

“Pas një reagimi të shpejtë operacional, automjeti është ndaluar rreth orës 11:30 në fshatin Korminjan i Epërm.

Gjatë kontrollit, u konstatua se automjeti i drejtuar nga personi B. S., mashkull kosovar, kishte të ngarkuara 47 arka me nga 20 copë, gjithsej 940 njësi birre të markës Zaječarsko, me peshë totale rreth 470 litra, të prodhimit serb.

Për këto mallra nuk posedoheshin dokumente përcjellëse mbi prejardhjen apo destinacionin e tyre” thuhet në njoftimin e policisë.

Siç bën të ditur PK-ja, mallrat e sekuestruara janë transportuar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme në përputhje me ligjin.

May be an image of text