Belen Rodriguez surprizon: Ja si duhet të jetë partneri im ideal

Belen Rodriguez ka vendosur të zbulojë pak më shumë nga jeta e saj personale dhe, me sa duket, kjo periudhë ‘single’ po i shkon shumë mirë!
Modelja dhe prezantuesja e njohur ka treguar për revistën ‘Chi’ se është e lirë prej shtatorit dhe kjo është hera e parë që qëndron kaq gjatë vetëm, pa një marrëdhënie. “Jam ‘single’.
Nuk më pëlqen të ndryshoj nga një shtrat në tjetrin, më duket e ndyrë,” ka thënë Belen me sinqeritet.
Gjatë një pushimi të qetë në një jaht në Capri, Belen ka zbuluar edhe tiparet e burrit të saj ideal, duke hedhur poshtë stereotipet e zakonshme.
Ai duhet të jetë “jo egocentrik, inteligjent, i realizuar, por edhe i ndjeshëm, me një anë femërore.”
Megjithatë, ajo e sqaron: “Nuk është çështje feministe; për mua burri duhet të ketë ‘pantallonat’ dhe gruaja është për t’u mbrojtur. Burri ka muskuj, por ka edhe dobësi.
Është bukur të shohësh dobësinë te një burrë, sepse të bën të ndihesh e barabartë.”
Këto fjalë të Belenit kanë ndezur thashethemet në botën e shoëbiz-it: A do të sjellë kjo ndryshime në jetën e saj personale?
A do të shohim shpejt një “burr ideal” që i plotëson këto kritere?
Në çdo rast, Belen po duket më e lirë dhe më e sinqertë se kurrë, duke treguar se e ka kuptuar vlerën e vetvetes dhe nuk do të nënshkruajë për asgjë më pak se një dashuri të vërtetë dhe respekt.