Shqipëria gati për forcimin e kapaciteteve parandaluese për shpërthimet e zjarreve

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka deklaruar se nga Gjirokastra, me stërvitjen “Reagimi ndaj zjarreve masive 2025”, strukturat e mbrojtjes civile demonstruan angazhimin maksimal për të qenë të përgatitura për sezonin e verës.
Në një postim në Facebook, Vengu ka theksuar se trajnim po bëhet në bashkëpunim me UNDP-në në kohën kur rreziku nga zjarret nuk është i vogël.
“Falë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes nga UNDP dhe partnerët ndërkombëtarë, ky trajnim është një test i rëndësishëm i gatishmërisë operacionale, në një kohë kur rreziku nga zjarret është në rritje për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ndërhyrjeve të pakujdesshme njerëzore në shumë raste”, ka thënë Vengu.
I njëjti shtoi e Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijojnë punën për forcimin e kapaciteteve parandaluese dhe reagimin e shpejtë në terren./Indeksonlione/