Arrestohet në Ferizaj i kërkuari për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka arrestuar para pak minutave në Ferizaj një person të kërkuar nga organet e drejtësisë për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se i arrestuari është Rrustem Hoti, nga komuna e Gjakovës, i cili ishte në kërkim për një kohë të gjatë për shkak të përfshirjes në raste të vjedhjeve me pasoja të rënda materiale.
Operacioni i arrestimit është realizuar nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, ndërsa ndaj të dyshuarit tashmë janë ndërmarrë veprimet e para ligjore dhe ai pritet të dalë para prokurorit për procedura të mëtejshme./IndeksOnline/
