Tahir Batatina për lëvizjen e mundshme të Dakut: Suksese, i lumtur që të kam besuar…!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka shkruar një mesazh për Mirlind Dakun, i cili mund të bëjë një lëvizje gjatë afatit kalimtar të verës.
Daku raportohet se do të transferohet te Zeniti nga Rubin Kazani, shkruan Indeksonline
Përmes rrjeteve sociale, trajneri i klubit nga Podujeva i ka uruar suksese sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë.
“Suksese kudo që të jesh Mirlind Daku. I lumtur që të kam besu që në moshë të re”, ka shkruar Batatina
Kujtojmë se Daku të dielën pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore te klubi i ri në Rusi./Indeksonline/