Irani kërkon një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Në orët e para të së premtes, Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit.
Sakaq, siç raporton CNN-i, Irani ka kërkuar seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar sulmet e paprecedentë të Izraelit ndaj vendit, transmeton klankosova.tv.
Kërkesa vjen mes thirrjeve ndërkombëtare në rritje për qetësi, pasi Izraeli paralajmëroi se operacioni i tij ushtarak kundër Iranit do të vazhdonte për ditë të tëra ndërsa Irani u zotua për hakmarrje.