75 Mall Live Search
09:58 / E Premte, 13 Qershor 2025 / k.v

Japin dëshmi dy zyrtarë policorë në seancën gjyqësore në rastin “Banjska”

Është duke u mbajtur seanca gjyqësore në rastin Banjska, ku sot do të dëgjohen dëshmitë e zyrtarëve policorë Fahri Shala dhe Sedat Dushi.

Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë tre të akuzarit që janë në masë të paraburgimit, të cilët në seancë u sollën nën masa të rrepta sigurie.

Më 11 shtator, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, e kishte konfirmuar aktakuzën e ngritur për rastin “Banjska”, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Deri tani kanë dëshmuar policët Avni Shala, Elez Peci, Mirsad Kryeziu, Çlirim Shaqiri dhe Alban Rashiti.