75 Mall Live Search
11:47 / E Premte, 13 Qershor 2025 / H F

Xheneta Fetahu e tepron me fotoshop, ndjekësit vërejnë ndryshime të mëdha (Foto)

Nuk kalon thuajse asnjë ditë pa një paraqitje të re nga Xheneta Fetahu në rrjetet sociale.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” është mjaft aktive në Instagram, ku vazhdimisht ndan foto dhe video me ndjekësit e saj, shkruan IndeksOnline.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotosesion të ri, por ajo që ka rënë në sy është përdorimi i tepruar i fotoshopit. Në imazhet e publikuara, Xheneta duket ndjeshëm ndryshe nga paraqitjet e saj në realitet.

Me gjithë kritikat, qëllimi i saj duket të ketë qenë prezantimi në një formë sa më të bukur dhe të përpunuar estetikisht, diçka që sot është bërë e zakonshme në botën e rrjeteve sociale./IndeksOnline/