75 Mall Live Search
12:29 / E Premte, 13 Qershor 2025 / H F

Memli Krasniqi sërish mesazh Abdixhikut: Matematikë e thjeshtë, vetëm 19 vota të LDK-së, unë i bëj të tjerat

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nuk ka dashur të deklarohej gjerë e gjatë për situatën politike në vend.

Krasniqi shkurtimisht tha se nuk e di as pse po diskutohet më kjo çështje.

Sipas tij, zgjidhja është që LDK-ja t’i japë 19 vota e pjesën tjetër do e sigurojë vetë Krasniqi.

“Kam dhënë deklaratë, s’mund të përsëritëm për gjënë e njëjtë. Matematika është shumë e thjeshtë, vetëm 19 vota të LDK-së, unë i bëj krejt të tjerat e bëhemi 61”, Krasniqi thotë se e ka zgjidhjen. Këtu ka deputetë të Kosovës pa Listën Serbe pra partitë e opozitës e bëjnë 61″.