Anulohet protesta e paralajmëruar për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu

Të dielën, e kësaj jave ishte paralajmëruar një protestë nga fshati Muçivërc, për të kërkuar lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu.
Por siç kanë njoftuar organizatorët, protesta është anuluar pasi nuk kanë marrë leje nga policia.
Arbnor Spahiu u arrestua nga autoritetet serbe dhe u dërgua në paraburgim për një muaj nën akuzën se ka qenë pjesë e njësitit policor gjatë sulmit në Banjskë.