75 Mall Live Search
12:59 / E Premte, 13 Qershor 2025 / S Z

“Defender ’25”, Ambasada e SHBA-së: Bashkë me trupat e Kosovës po e forcojmë sigurinë

Kosova ka marrë pjesë dhe ka qenë nikoqire e stërvitjes shumëkombëshe “Europe 25”, e udhëhequr nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), në kuadër të operacionit të madh ushtarak “DEFENDER ’25”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shpërndarë një video nga kjo stërvitje, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë mes trupave amerikane dhe atyre kosovare, transmeton Klankosova.tv.

“Nga Pennsylvania në Prishtinë – trupat amerikane dhe kosovare morën pjesë krah për krah në #ImmediateResponse gjatë “DEFENDER-it ’25”. Së bashku po forcojmë sigurinë dhe jemi të gatshëm të reagojmë dhe të udhëheqim”, thuhet në postimin e ambasadës”, shkroi ambasada në Facebook.