75 Mall Live Search
13:31 / E Premte, 13 Qershor 2025 / G T

Luka Modriq merr pjesë në stërvitje te Real Madridi, e fundit në Valdebebas

Skuadra e Real Madridit sot mbajti seancën stërvitore para nisjes për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndeshjet e Kupës së Botës për Klube.

Në këtë stërvitje mori pjesë Luka Modriq, shkruan Indeksonline

Modric befasoi të gjithë duke u stërvitur me ekipin e Real Madridit edhe pse është larguar nga kjo skuadër.

Image

Në fakt, janë ditet e fundit të kontratës së tij me klubin spanjoll dhe Luka Modriq u “detyrua” për të shkuar në Valdebebas. Ai do të luaj në Kupën e Botës për Klube.

Kujtojmë se mesfushori kroat është shumë pranë marrëveshjes me AC Milanin dhe një transferim i tillë mund të ndodhë gjatë këtyre ditëve./Indeksonline/

Image