75 Mall Live Search
13:35 / E Premte, 13 Qershor 2025 / S Z

MPJ-ja jep dy këshilla për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Izrael

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Izrael që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta.
Thirrja e ministrisë vjen pas sulmit të Izraelit në Iran të premten dhe përkeqësimit të situatës në Lindjen e Mesme.

“Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në Izrael dhe rajon, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen aktualisht në Izrael, që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta”, thuhet në njoftimin e ministrisë.