75 Mall Live Search
15:00 / E Premte, 13 Qershor 2025 / k.v

Një muaj paraburgim për avokatin Hana dhe instruktorin Islami për dallaveret me pronat e RTK-së

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj avokatit Venhar Hana dhe instruktorit Dritmir Islami, lidhur me dyshimet për dallavere me pronën e ish-Radio Televizionit të Prishtinës (RTP), në lagjen Veternik të Prishtinës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës, Milrinda Gashi, e cila bëri të ditur se masa është caktuar me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda.