75 Mall Live Search
11:04 / E Shtunë, 14 Qershor 2025 / A. M.

Kosovë–ShBA: Hapet kapitull i ri në mbrojtje dhe siguri – Maqedonci dhe Jashari në Pentagon

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, gjatë një vizite zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes të ShBA-së, duke hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërmjet dy vendeve.

May be an image of 2 people
May be an image of 3 people

Së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, delegacioni kosovar është pritur nga Zëvendës Ndihmës Sekretari për NATO dhe Evropë, z. David Baker, dhe delegacioni i tij.

May be an image of 2 people and text
May be an image of text that says 'U.S.-KOSOVO U.S. -KOSOVO BI BILATERAL DEFENSE CONSULTATION June 12-13, 12-13,2025 2025 Washington D.C.'

“Në këtë periudhë sfiduese për paqen dhe sigurinë rajonale e ndërkombëtare, ritheksuam zotimin tonë për të përmbyllur me sukses fazën e tretë të Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së,” theksoi ministri Maqedonci.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e bashkëpunimit dypalësh, ambienti strategjik i sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe përtej tij, si dhe hapat për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes së Kosovës, përmes programeve dhe projekteve të përbashkëta me SHBA-në.

May be an image of 11 people and text

Ministri Maqedonci vlerësoi rolin kyç të ShBA-së në ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë shtet si partnerin strategjik më të rëndësishëm të vendit.