75 Mall Live Search
09:56 / E Diele, 15 Qershor 2025 / Gj. Sh

Kupa e Botës për klube vjen sonte me dy ndeshje, vëmendja në derbin PSG – Atletiko Madrid

Kupa e Botës për klube nisi me ndeshjen mes Al Ahlyt dhe Inter Miamit, e cila përfundoi me barazim 0-0.

Sonte adhuruesit e futbollit do të kenë mundësinë të ndjekin edhe dy ndeshje tjera interesante, shkruan IndeksOnline.

Nga ora 18:00, Bayern Munich do të përballet me skuadrën nga Zelanda e re, Auckland City.

Vëmendja do të jetë në ndeshjen mes PSG-së dhe Atletiko Madridit, e cila nis nga ora 21:00.

Nuk duhet harruar edhe dy ndeshjet tjera, të cilat zhvillohen pas mesnate.

Skuadra braziliane, Palmireas do të luaj ndaj Portos, nga ora 00:00, ndërsa katër orë më vonë zhvillohet ndeshja mes Botafogo RJ dhe skuadrës amerikane, Seattle Sounders./IndeksOnline/