Akil Gjakova e nis me fitore Kampionatin Botëror

Akil Gjakova e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Xhudisti kosovar në ndeshjen e parë shënoi fitore në Golden Score, ndj rumunit Ioan Dzitac.
Kujtojmë që Kosova dje arriti të fitojë medaljen e argjendtë, pasi Distria Krasniqi u shpall nënkapione e botës./IndeksOnline/