Vjen zyrtarizimi, Gattuso trajner i ri i “Azurëve”

Gennaro Gattuso edhe zyratrisht është trajner i ri i Italisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata Italiane e Futbollit, përmes një deklarate zyrtare, shkruan IndeksOnline.
Ai do të prezantohet të enjten, më 19 qershor, në orën 11:00, në Hotel Parco dei Principi në Romë.
“Gattuso është një simbol i futbollit italian fanella blu është si një lëkurë e dytë për të. Motivimet, profesionalizmi dhe përvoja e tij do të jenë thelbësore për t’u përballur më së miri me angazhimet e ardhshme të Ekipit Kombëtar. I vetëdijshëm për rëndësinë e objektivit që duam të arrijmë, e falënderoj për disponueshmërinë dhe përkushtimin total me të cilin e ka pranuar këtë sfidë, duke ndarë projektin e FIGC-së për zhvillimin e përgjithshëm të futbollit tonë, në të cilin fanella blu luan një rol qendror strategjik”, ka deklaruar Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina.
Kësisoj Gennaro Gattuso do të jetë pasardhës i Luciano Spallettit, i cili u shkarkua javën e kaluar./IndeksOnline/
Bentornato 𝑮𝒆𝒏𝒏𝒂𝒓𝒐 𝑮𝒂𝒕𝒕𝒖𝒔𝒐
— Nazionale Italiana ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri) June 15, 2025
CT della Nazionale 🇮🇹💙🔥
➡️ https://t.co/YljUd5ExkB#Nazionale #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/FE3QMmsnla